Ethe në qeveri, sot pasdite takimi Zaev-Ahmeti
Është paralajmëruar takimi midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të BDI-së, ora 16.00 sot në Qeveri.

Shkak për takimin e sotëm është rekonstruktimin i paralajmëruar i Qeverisë.

E ashtuquajtura “fshesë” e kryeministrit Zaev që e kishte paralajmëruar në zgjedhjet presidenciale do të vendoset sot, për pastrimin në të gjitha eshalonët qeveritare, gjithashtu ministrat e BDI-së gjatë gjithë kohës kishin paralajmëruar se për emërimet dhe shkarkimet kadrovike në BDI, është përgjegjës vetëm kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe askush tjetër.

Kryeministri gjithashtu mbrëmë ka përsëritur se, sipas BDI-së, është i nevojshëm “veting” i të gjithë funksionarëve.

Shtuar më 21/05/2019, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori