Zyrtare / Eshtrat në oborrin e Ali Ahmetit, dyshohet për 60 të vrarë në 1913
Lidhur me eshtrat e gjetura dje në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit,koordinatori i ekipit të ekspertizës Musli Musliu, ka bërë me dije se dyshohet se mbetjet janë nga viti 1913, ndërsa trupat janë djegur dhe më pas janë hedhur në një pus të vjetër të braktisur.

Ai po ashtu theksoi se njerëzit, eshtrat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive, kryesisht janë banorë nga ai vend, dhe sipas njohurive të para, me siguri bëhet fjalë për 10 deri 60 njerëz.

Musliu mes tjerash informoi se që nga viti 2013 ka filluar hetimi për ekzistimin e varrezave eventuale masive në këtë rajon, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes se kujt i përkasin eshtrat e gjetura. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori