Është kontrolluar avioni i Nikolla Gruevskit
Inspektorët dhe pilotët maqedonas, të cilët në Nurnberg kryen kontrollin e aeroplanit qeveritar "Lirxhet 60", bashkë me serviserin e autorizuar "Aero dinst", kanë sjellë raportet paraparake.

Të enjten në mbrëmje aeroplani me të cilin po kthehej në Shkup kryeministri Nikolla, bëri ulje të detyruar në aeroportin e Zyrihut.

Sipas Zhurnal, gjatë kryerjes së kontrollit është konstatuar se gjatë fluturimit është paraqitur një problem në funksionimin e sistemit të presurizimit, ndërsa është kryer zëvendësim i sistemeve dhe pjesëve të aeroplanit. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2015, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori