Prestigjozja spanjolle: Katër ndeshjet e radhës vendimtare për të ardhmen e Koeman

E ardhmja e trajnerit Ronald Koeman te Barcelona ka nisur të jetë në dyshime.

Katalunasit u mposhten dje bindshëm nga Bayern Munich 0 – 3, derisa për herë të parë në histori nuk arritën të bëjnë asnjë gjuajtje në kornizë të portës.

Tani, sipas AS, katër ndeshjet e radhës për trajnerin Ronald Koeman do jenë vendimtare.

Në rast që tekniku holandez dështon të fitojë ndaj Granadas, Cadizit, Levantes ose Benficës, atëherë e ardhmja do jetë vërtet në rrezik.

Ndeshja kundër Atletico Madridit sipas mediumit spanjoll nuk numërohet.

Ndërkohë, Barcelona këtë fundjavë do  të përballet me Granadan.


Shtuar 15.09.2021 14:24