Ermira Mehmeti: Shqipëria të pengojë fenomenin e "Pustecit"! (VIDEO)
Ermira Mehmeti
Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti në një intervistë për televizionin Abcnews ka folur për situatën aktuale dhe procesin parazgjedhor në Maqedoni, transmeton Portali Albeu.com.

Sipas Mehmetit, zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni erdhën për shkak të refuzimit të propozimit për një kandidaturë konsensuale për President.

Ermira Mehmeti ka folur për fenomenin e Pustecit ku maqedonasit e atjeshëm shkojnë dhe paraqiten për të votuar në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë.

“Ky rast i Pustecit po shndërrohet në një fenomen serioz sa i përket cikleve tona zgjedhore dhe ndoshta ky do të ishte rasti më i mirë për tiu bërë një thirrje autoriteteve shqiptare që të shikojnë se si këta njerëz keqpërdoren nga ana e autoriteteve të Maqedonisë për interesa të votave”, tha Mehmeti.

Më sipër ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2014, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori