"Erdogani është i dërguari i Zotit në tokë, prandaj duhet t'a ndjekim"
Drejtuesja e një seksioni të forumit të grave të partisë Presidentit të Turqisë Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë gjatë dites së djeshme duke këmbëngulur se ai është i dërguar nga Zoti dhe duhet ndjekur.

Müzehher Belma Erdoğan deklaroi dje se ai ishte shpresa e myslimanëve dhe se nuk kishte rrugë tjetër për t'u ndjekur përveç se rruga e tij, shkruan OdaTV, përcjell gazeta Tema.

"Presidenti ynë është aq njeri i madh sa është i dërguar prej Zotit. Ai është shpresa e myslimanëve nëpër botë. A mund të ndjekim ne ndonjë rrugë tjetër përveç se të shkojmë në rrugën e tij dhe pas tij? S'mund të ketë dhe s'duhet të kemi!"., -citohet ajo nga mediat turke.
Shtuar më 28/12/2017, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori