Era e fortë rrëzon pemën, zë poshtë dy persona në Prishtinë

Erërat e forta kanë rrëzuar drunj të shumtë në lagjen Pejton të Prishtinës, nën të cilët dyshohet se kanë mbetur dy persona.

Express ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se drunjt kanë rënë mbi disa vetura, që ishin të parkuara në këtë hapësirë.

Redaksia ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë thënë që janë duke mbledhur informacione. /Express