Erdogan kërcënon Greqinë: Mos na testoni forcën
Pëlqej
Turqia është duke hyrë në sezonin e zgjedhjeve lokale dhe në raste të tilla politika atje gjen të udhës që të rrisë tonet nacionaliste duke shfrytëzuar edhe faktin se në krye të Ministrisë së Mbrojtjes në Greqi është një tjetër parti nacionaliste.

Kështu, Presidenti i Turqisë Erdogan ka lëshuar mesazhe të forta në drejtim të grekëve duke thënë se nuk duhet që ata të testojnë forcën e ushtrisë turke sa i përket përplasjeve për Shelfin Kontinental mes ishujve të debatueshëm mes dy shteteve.

"Ata nuk duhet që të testojnë durimin dhe forcën tonë", tha Erdogan duke iu drejtuar Greqisë, ndërsa ministri i tij i Mbrojtjes dha të njëjtat mesazhe dy ditë më parë duke thënë se njihnin vetëm 6 milje hapësirë ekskluzive detare të Greqisë në Egje. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori