Pastori Andreë Brunson është liruar sot nga një gjykatë turke duke i dhënë fund kështu një tensioni dy vjeçar mes SHBA-ve dhe Turqisë.
Turqia e arrestoi
pastorin me akuzat e pjesëmarrjes në grushtin e shtetit të të korrikut 2016, ndërkohë që thanë se ai ndihmonte edhe kurdët e PKK, por administrata Trump e cilësoi atë një peng politik të Presidentit Erdogn duke i dhënë ultimatum Turqisë që ta lironte sa më shpejt.
Pas lirimit ai është nisur menjëherë për në SHBA.
Në këmbim,
Turqia kërkoi lirimin e ish-drejtorit të HalkBank Hakan Atilla, i arrestuar një vit më parë në SHBA.
Ky i fundit cilësohet si personi kyç për thyrjen e embargos ndaj Iranit për administratës së
Erdogan, një aferë që mund të rrezikojë të afërm të presidentit turk. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018,
ora 16:31