Turqia liron pastorin amerikan që shkaktoi tension mes dy shteteve

Pëlqej
Pastori Andreë Brunson është liruar sot nga një gjykatë turke duke i dhënë fund kështu një tensioni dy vjeçar mes SHBA-ve dhe Turqisë.

Turqia e arrestoi pastorin me akuzat e pjesëmarrjes në grushtin e shtetit të të korrikut 2016, ndërkohë që thanë se ai ndihmonte edhe kurdët e PKK, por administrata Trump e cilësoi atë një peng politik të Presidentit Erdogn duke i dhënë ultimatum Turqisë që ta lironte sa më shpejt.

Pas lirimit ai është nisur menjëherë për në SHBA.

Në këmbim, Turqia kërkoi lirimin e ish-drejtorit të HalkBank Hakan Atilla, i arrestuar një vit më parë në SHBA.

Ky i fundit cilësohet si personi kyç për thyrjen e embargos ndaj Iranit për administratës së Erdogan, një aferë që mund të rrezikojë të afërm të presidentit turk. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori