Epidemia e fruthit nuk largohet deri në verë
Çdo ditë në klinikën për sëmundjet infektive mesatarisht lajmërohen prej 7 deri në 10 persona të sëmurë prej fruthit, e ky ritëm sugjeron se epidemia do të zgjasë deri në verë, vlerësojnë në Ministrinë e shëndetësisë, shruan Meta.mk.

Për të shpallur fund të epidemisë, duhet që dy herë nga 12 ditë të mos ketë asnjë rast të raportuar të fruthit.

Në Klinikë dje ka pasur shtatë raste të reja, nga të cilat një paciente 24-vjeçe nga Kumanova është hospitalizuar.

“Është nëna e një fëmije të sëmurë, për të cilin nuk ka të dhëna për vaksinat e pranuara. Aktualisht në Klinikë janë 31 pacientë, prej të cilëve 15 janë të rritur, e 16 janë fëmijë. Në kushte të rrezikut për jetë është një pacient në njësinë e kujdesit intensiv, i cili është në ventilim mekanik, me fotografi klinike të rëndë dhe pacient me paralizë cerebrale dhe pneumoni. Me pneumoni serioze është edhe një fëmijë shtatë muajsh”, informojnë nga Klinika.

Nga Klinika shtojnë se në ambulantë janë kontrolluar edhe gjashtë pacientë të tjerë të cilët janë liruar në mjekim shtëpiak, një prej të cilëve është fëmijë i cili shkon shkollë, i moshës shtatë vjeçe, nga Çairi, nga shkolla “Tefejuz”, për të cilin nuk ka evidencë lidhur me statusin e vaksinimit. Pacientët tjerë janë të rritur, prej të cilëve më i riu është 22 vjeç ndërsa më i rrituri 44 vjeç, të gjithë nga Shkupi.

Nga Instituti i shëndetit publik (ISHP) bëjnë të ditur se javën e kaluar janë raportuar 82 raste të dyshuara, prej të cilave 74 janë klasifikuar si rastefruthit ( janë konfirmuar në laborator ose përmes lidhjes epidemiologjike). Nga Shkupi janë raportuar 44 rastefruthit, ndërsa 30 raste tjera janë nga 9 qytete tjera në Maqedoni.

” Ajo që shqetëson është fakti se jashtë Shkupit ka 25 mijë fëmijë të pavaksinuar, që do të thotë se ende ka nevojë për të përforcuar vaksinimet në qytetet tjera. Atë që e ka rekomanduar Komisioni është që, kudo që shpallet epidemi, duhet të vlejnë të gjitha masat sikurse në Shkup”, ka thënë drejtori i ISHP-së d-r Vladimir Mikiq.

Përndryshe, nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor 2018 deri më tani, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 412 rastefruthit, nga të cilat 362 ndërlidhen me epideminë në kryeqytet.

Përveç në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, epidemi është shpallur edhe në Gjevgjeli. Tani për tani, s’ka asnjë paralajmërim se epidemi do të shpallet në nivel të shtetit.

Sipas vendit të banimit, rastefruthit janë regjistruar në 16 qytete të Maqedonisë, nga të cilat 321 raste në Shkup, 33 janë në Tetovë, 17 në Kumanovë, 9 në Gjevgjeli, 6 në Dibër, 5 në Gostivar, 4 në Kërçovë, ndërsa në 9 qytetet tjera janë regjistruar raste sporadike.

“Nga gjithsej 113 raste te fëmijët e moshës 1-4 vjeç, 104 ose 92 për qind janë të pa vaksinuar. 181 persona të sëmurë janë mbi moshën 20-vjeç, 72.3 për qind e tyre janë të pa vaksinuar, jo plotësisht të vaksinuar apo me status të panjohur vaksinimit”, informojnë nga ISHP-ja.

Nga fillimi i epidemisë e deri tani janë vaksinuar gjithsej 13.838 fëmijë. Në Shkup nga fillimi i epidemisë, janë vaksinuar 9.216 fëmijë, nga gjithsej 16.,361 fëmijë të pavaksinuar të moshës parashkollore dhe shkollore.
Shtuar më 05/03/2019, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori