Epidemia, çerdhet nuk pranojnë fëmijët e pa vaksinuar
Shpallja e epidemisë së Fruthit në territorin e Shkupit i ka vetëdijesuar një pjesë të prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre. Vetëm sot deri në mesditë janë vaksinuar qindra fëmijë të moshës parashkollore. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu se vaksinimi i jashtëzakonshëm ka vazhduar edhe në orët e pasdites.

Që kur është shpallur epidemia është rritur dukshëm numri i pacientëve, kishte rezistencë të madhe nga prindërit për shkak të informacioneve se kjo vaksinë shkakton autizëm. Megjithatë kjo u shpjegua nga profesionist dhe pacientet u vetëdijesuan. Kanë filluar ta pranojnë këtë vaksinë jo të gjithë por për çdo ditë po rritet numri”- tha Elizabeta Trajkovksa, pediatre.

Epidemia e Fruthit sot i mbylli dyert e çerdheve për fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP. Drejtuesit e çerdheve thonë se veçmë kanë filluar të zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa është i madh numri i fëmijëve të pa-vaksinuar.

Është formuar Komisioni ku do të shohin se cili është numri i fëmijëve që nuk kanë marrë vaksina të tilla. Prej Institutit të Shëndetit Publik kemi ekip në kopsht të cilët verifikojnë gjendjen dhe faktet momentale se si jemi. Gjithashtu edhe ata bëjnë mbikëqyrjen e dokumentacione dhe dosjeve se në çfarë situate janë, shohim se një numër i dukshëm i fëmijëve nuk janë të vaksinuar”- pohoi Rabije Loku, drejtore e Çerdhes “Fidani”.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë përkujtuar çerdhet që të respektojnë në tërësi masat e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së Fruthit, ndërsa kanë përkujtuar prindërit për gjobat në vlerë prej 350 deri në 650 euro nëse nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Të gjitha çerdhet janë të detyruar që të zbatojnë të gjitha masat sanitare higjienike dhe kundër epidemike. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën apel që të respektohen vendimet dhe masat që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë”- njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministria e Shëndetësisë shpalli epideminë e Fruthit në territorin e Shkupit për shkak të 12 rasteve të reja të të prekurve. Numri më i madh i të prekurve janë fëmijë, më i vogli 8 muajsh, por ka edhe të rritur të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se 15 mijë fëmijë nën moshën 14 vjeçare nuk janë të vaksinuar. Ai madje paralajmëroi hetime për të vërtetuar nëse mjekët pediatër iu kanë dhënë udhëzime prindërve që të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre deri në moshën 3 vjeçare. Fruthi konsiderohet si sëmundje e rëndë, e cila mund të shkaktojë ndezje të rëndë të mushkërive dhe meningjit. /alsat/
Shtuar më 03/01/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori