Shpërthen makina në Kavajë, dyshimet e para

Një makinë në Kavajë ka shpërthyer teksa ishte në një garazh.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe qepenat e garazhit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se policia dhe zjarrëfikësja janë në vendin e ngjarjes.

Po sipas burimeve, dyshimet e para janë që shkak të ketë qenë një shpërthim me tritol.

Makina me targat AB 299 DM ka qenë e parkuar pranë tregut Industrial të qytetit.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur viktima apo të lënduar në njerëz./albeu.com/