Ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi Zaev-Ahmeti për “fshesën”
Ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, takim ky që lidhet me paralajmërimet e kryeministrit për ndryshime në kabinetin qeveritar, në pushtetin lokal por edhe në organet e partisë.

Numri një i qytetitShkupit Petre Shilegov tha se jemi duke bërë analizë për udhëheqësit e drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe se vendimi do të merret në bazë të rezultateve që ata kanë treguar në punë.

“Ende po bëjmë analiza dhe do të sjellim vendime politike dhe pas sjelljes së vendimeve politike do të veprojmë në pajtim me ato vendime dhe me rezultatet që ende i analizojmë” theksoi Petre Shilegov, kryetar i QytetitShkupit

Kryeministri Zaev, rikonstruimin e paralajmëroi për në fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve. Ai theksoi se këto ditë do të ketë takime me partnerin e koalicionit Ali Ahmeti, ndërsa në lidhje me deklaratat e ministrave të BDI-së se ata përgjigjen vetëm para liderit të tyre partiak, ai tha se ministrat e partisë së tij kanë përgjegjësi para të gjithë qytetarëve.
Shtuar më 19/05/2019, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori