Ende në arrati i dyshuari për vrasjen në Tetovë
Pëlqej
Vazhdon të jetë ende në arrati burri i dyshuari për vrasjen e gruas së tij mbrëmjen e djeshme në Reçicë të Vogël të Tetovës. Personi me iniciale A.K ka qëlluar mbrëmjen e djeshme ndaj gruas së tij për motive ende të paqarta duke e lënë 52-vjeçaren të vdekur në vend. Vrasja është kryer rreth orës 22 e 30 minuta, në ambientet shtëpisë së dy bashkëshortëve në Reçicë të Vogël të Tetovës.

Motivet e vrasjes janë ende të paqarta por dyshohet të ketë ardhur si pasojë e zënkave verbale që çifti ka pasur më herët, shamatë kjo e cila ka tejkaluar më pas me përdorimin e armës nga ana e bashkëshortit.

Pas kryerjes së vrasjes burri është larguar nga vendi i ngjarjes, përkatësisht nga shtëpia duke gjuajtur edhe disa herë në drejtim të një veture të parkuar afër shtëpisë së tyre, por për fat të mirë, edhe pse vozitësi ndodheshe në brendësi të veturës, ka shpëtuar pa goditje, transmeton Alsat.

Rasti është konfirmuar edhe nga Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës, nga ku informojnë se hetimet janë në rrjedhë e sipër, ndërsa po ashtu po gjurmohet për gjetjen e tij. Deri në këto momente është gjetur vetëm vetura me të cilën ka udhëtuar vrasësi, veturë e tipit golf, e cila është braktisur në hyrje të fshatit Pallçisht i Epërm, më pas gjurmët janë zhdukur.

Prokurori Publik dhe një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës kanë kryer hetim në vendin e gjuajtjes me ç’rast janë gjetur prova materiale dy gëzhoja pistoletë e 7.62 si dhe dy predha të të njëjtit kalibër dhe shenja të tjera që janë foto dokumentuar dhe po hetohen. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion. SPB -jaTetovë po ndërmerr të gjitha masat dhe po punon intensifikisht për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit- deklaroi për rasti Marjan josifoski. Zëdhënës i SPB-së së Tetovës.

Në Rajonin e Pollogut, për vetëm nëntë muaj, kanë ndodhur 4 vrasje, tre nga të cilat janë zbardhur, ndërsa njëra vazhdon të jetë e pa zbardhur, por sipas policisë, po punohet në zbardhjen e saj, ndërsa të tjera, kanë mbetur vrasje në tentativë, një në Tetovë dhe një në Gostivar.
Shtuar më 15/10/2018, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori