Ende asnjë zgjidhje, Kuvendi vazhdon nesër seancën konstituive
Maratona e replikave dhe kundër-replikave vazhdoi edhe sot në ditën e tetë të seancës konstituiveKuvendit të Maqedonisë.

Lupço Nikollovski nga LSDM tha se partia e tij ka zgjidhje dhe plan për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend, por se do ta shpalosin atëherë kur të jetë momenti.

Për idenë e takimit të liderëve Nikollovski tha se LSDM nuk do të ulet një tavolinë me kriminelë.

Por deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan kolegët e LSDM-Të mos të mendojnë të krijojnë incidente, kurse nga partia e Zaevit thanë se do të heqin dorë nga replikat me qëllim të përshpejtimit të punës së Kuvendit.

Për BDI-në, Kuvendi është transformuar në cirk ndërsa Lëvizja Besa përjashtoi çdo pjesëmarrje në qeveri pa zyrtarizmin e gjuhës shqipe. /Albeu.com/

Shtuar më 05/04/2017, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori