Ende asnjë gjurmë nga afaristi i pakapshëm Sead Koçan
Tashmë që prej 36 ditësh me radhë, biznesmeni i dyshuar për një krim të rëndë 17 milion eurosh Sead Koçan, është i pakapshëm për policinë.

Ai u arratis në ditën kur u mor vendimi për paraburgimin e tij dhe në momentin që mediat publikuan lajmin për vendimin gjyqësor.

Disa ditë pas shpalljes së vendimit për arrestim të Sead Koçan, avokati i tij Nikolla Dodevski deklaroi se klienti i tij ndodhet në udhëtim zyrtar, por siç duket udhëtimi i tij akoma nuk ka përfunduar.

Duke parë që Sead Koçan nuk gjendet në territorin e Maqedonisë, policia lëshoi një fletëarrest ndërkombëtar por edhe ky kërkim nuk rezultoi me kapjen e tij.

Sead Koçan është i dyshuar në rastin “Trust” të Speciales, për falsifikim të dokumentacioneve të firmave të tij, me çka ka fituar tenderë disa milionësh nga ELEM. /Albeu.com/


Shtuar më 13/04/2017, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori