Ende asgjë e re nga Kuvendi i Maqedonisë, diskutimi vazhdon javën e ardhshme
Pëlqej
Edhe në pjesën e dytë të vazhdimit të sotëm të mbledhjes konstituive të Kuvendit të Maqedonisë nuk ndryshoi gjë.

As ditën e sotme nuk u votua përbërja e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime, si edhe nuk votua as Kryetari i ri i Kuvendit.
Vazhdimi i pasdites ishte i ngjashëm, replika, diskutime, kundër replika, dhe proceduralet.

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së mbetet e njëjtë për LSDM-në, që kjo e fundit të hedhë poshtë Deklaratën Politike Shqiptare dhe se LSDM-ja duhet të përgjigjet se çfarë marrëveshje ka me partitë politike shqiptare.

Deputetët e LSDM-së kërkuan që të diskutohet për pikën e rendit të ditës dhe se për ata, më i rëndësishëm është zhbllokimi i Kuvendit, përcjell Telegrafi.

Seanca u mbyll për të vazhduar ditën e hënë të javës që vjen. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori