Emri, vendimi i GJND-së do shpallet në shtator
Në vitin 2009 Maqedonia kishte paditur Greqinë për shkeljen e Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995, për shkak të vetos për pranimin e Maqedonisë në NATO vitin e kaluar në prill në Samitin e Bukureshtit. Ndërsa deri në muajin shtator të këtij viti, pritet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të sjell aktvendimin përfundimtar lidhur me këtë çështje.

Ekspertët maqedonas i demantojnë pohimet greke se GJND-ja si gjykatë do të shpallet si jo kompetente për këtë rast, por ata paralajmërojnë se vendimi i gjykatës, çfarëdo qoftë ai, nuk do të thotë fund i negociatave, apo zgjidhje përfundimtare e kontestit të emrit kushtetues të Maqedonisë.

Por, diplomatët në Shkup dhe Athinë kërkojnë që të intensifikohen negociatat për emrin dhe të gjendet një zgjidhje e cila do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Maqedonia parashtroi padi kundër Greqisë në Gjykatën në Hagë më 17 nëntor të vitit 2008 me justifikimin se Athina me bllokadën ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO e ka shkelur nenin 11 nga Marrëveshja e përkohshme dypalëshe të vitit 1995. Nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kërkohet t’i urdhërojë Greqisë t’i respektojë obligimet e saj të parapara nga Marrëveshja e përkohshme, e cila është juridikisht e obliguar për dy vendet.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski pati deklaruar se Maqedonia është e gatshme për procesin gjyqësor dhe ka argumente serioze.

Athina paralajmëroi se mbrojtjen e saj do ta bazojë në atë se në Samitin në Bukuresht nuk ka pasur veto, por konsensus mes anëtarëve që pranimi i Maqedonisë në Aleancë të anulohet deri në zgjidhjen e kontestit për emrin. Greqia pohon edhe se ka kundër argumente, me të cilat do të tentojë të dëshmojë se Maqedonia ka qenë pala që e ka shkelur Marrëveshjen kohore. (ina)
Shtuar më 14/01/2011, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori