Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip
Riker, në ditën e katërt të tij në Maqedoni ka deklaruar se SHBA kërkon
zgjidhje të shpejtë të çështjes së
emrit.
“SHBA-të nuk e kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Maqedonisë në raport me zgjidhjen e kontestit rreth
emrit me Greqinë. Duam
zgjidhje të shpejt, pasi kjo siguron të ardhme më të mirë”, deklaroi
Riker.
Riker, ka shprehur besimin se Republika e Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me përmbushjen e reformave si dhe me zgjidhjen e çështjes së
emrit, me qëllim të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO si dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thuhet në një njoftim të ministrisë së jashtme të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2011,
ora 15:32