Emri i ri i shtetit do të jetë “Ilindenska Republika Makedonija” ?
Pëlqej
Duket se tashmë cështja e emrit ka marrë një rrjedhë të re.

“Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e arrirë dhe e pranueshme që fshihet pas delaratës së sotme të kryeministrit Zoran Zaev ne Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për te dyja palët.

Këtë për gazetën KOHA e pohojnë burime diplomatike në Shkup që dëshirojnë të mbeten anonime. Kjo zgjidhje kompromisi duhet të mare drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve.

Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencen për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje.

Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, as nga autoritet në Shkup, e as nga ato në Athinë.
Shtuar më 17/05/2018, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori