Aksidenti me 8 të lënduar në Mallakastër, dy dërgohen drejt Tiranës, një italian në reanimacion

Detaje të reja mësohen në  lidhje me aksidentin e rëndë në Malas të Mallakastrës, ku mbetën të lënduar 8 persona.

Të dhënat nga Spitali Rajonal Fier dhe të afërm të të aksidentuarve, bëjnë me dije se në aksident kanë mbetur të plagosur 8 persona: nga këta 6 të rritur dhe 2 fëmijë.

Mësohet se 2 janë dërguar ne Tirane në gjendje të rëndë, një prej të cilëve është shtetase italiane.

Për momentin, 1 person është në reanimacion, shtetas italian, dhe 1 tjetër në observacion./albeu.com