Emri, Papulas letër miqësore Ivanovit
Në letrën e presidentit të Greqisë Karolos Papulas drejtuar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, thuhet se Greqia mbetet tërësisht e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes korrekte dhe të qëndrueshme për çështjen e emrit përmes negociatave nën kujdesin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

"Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje do të na mundësojë ta shfrytëzojmë potencialin e madh të marrëdhënieve tona bilaterale dhe do të kontribuojë dukshëm në konsolidimin e sigurisë, stabilizimit, marrëdhënieve të mira fqinje dhe zhvillimit të rajonit tonë, veçanërisht përmes perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor", thotë presidenti i Greqisë Papulas në letrën deri te presidenti Gjorge Ivanov.

Në letër Papulas shpreh falënderim për urimin nga Ivanov dërguar me rastin e Ditës kombëtare të Greqisë.

"Dëshiroj ta shpreh falënderimin tim të sinqertë për urimin e dërguar me rastin e Ditës kombëtare të Greqisë, si dhe për dëshirat e juaja të dërguara deri te populli grek", përfundon kreu i shtetit helen. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori