Emri, Nimiç: Zgjidhje që të kënaqë të dy shtetet
Duhet të jemi shumë këmbëngulës këtë vit që të krijojmë rrethana të volitshme për arritjen e marrëveshjeve mes Shkupit dhe Athinës. Kjo do të thotë dialog mes tyre, ndërsa gjithashtu edhe deklarata publike dhe aktivitetet që do ta hapin rrugën drejt marrëveshjes së mundshme, thekson ndërmjetësuesi i KB-së në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin Matiew Nimiç në intervistën për programin "Porta" në RTVM.

"Asnjëherë nuk kam bërë parashikime për ndonjë kornizë kohore, edhe pse do të doja të jem në mundësi, por për fat të keq, nuk mund ta bëj këtë. Megjithatë, vlerësoj se kjo është çështje shumë e rëndësishme për dy Qeveritë dhe se duhet të jetë prioritet i tyre. Jam shumë i inkurajuar nga fakti që dialogu mes dy kryeministrave vazhdon dhe këtë e konsideroj si faktor pozitiv" thotë Nimiç për atë nëse është e mundur të arrihet ndonjë kompromis këtë pranverë apo këtë vit.

Ai nuk është i dekurajuar nga fakti se në 17 vitet e kaluara ndërmjetësim të procesit, nuk është ardhur deri në zgjidhje. Jam i bindur se për gjithë këto vite të dy palët kanë kuptuar se kjo është çështje shumë delikate për të dy vendet dhe se që të arrihet marrëveshje patjetër duhet të ekzistojë ndonjë përshtatshmëri.

"Të gjitha këto vite të negocimit nuk janë të kota, edhe pse më vjen keq që nuk kemi mundësuar progres më të madh dhe nuk kemi gjetur zgjidhje për këtë çështje. E di që disa njerëz ndjehen të dekurajuar, megjithatë, unë nuk ndjehem i dekurajuar në këtë fazë të procesit. Atë që e mësuam deri tani është se nëse njerëzit janë fqinj dhe duhet të gjejnë zgjidhje për një çështje shumë delikate, kjo mund të arrihet vetëm me kompromis. Nëse dëshironi të jeni fqinj i mirë, të dy palët duhet t'i kuptojnë mënyrat e mendimit të palës tjetër dhe patjetër duhet të ekzistoj ndonjë rregull" thekson ambasadori Nimiç.

Ai me qëndrimin se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është shumë i rëndësishëm dhe të gjithë duhet ta kuptojnë shumë seriozisht, por edhe mandati i tij është në suaza të KB-së, ndërsa kjo do të thotë nuk asnjë rol në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e as në NATO. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2012, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori