“Shenja që do të shpërblehet”, Horoskopi javor nga Paolo Fox: Më në fund do t’ju rikthehet buzëqeshja

Dashi

Të mendosh vazhdimisht për të kaluarën dhe problemet që keni, nuk është me siguri mënyra më e mirë për të bërë përpara. Të lindurit e Dashit janë të ndërgjegjshëm për këtë, por për shkak të karakterit të tyre krenar nuk janë në gjendje të kërkojnë ndihmë ose t’u shfaqin ndjenjat e tyre të tjerëve. Hapjani zemrën së paku partnerit, kështu do të përmirësoni jetën tuaj në çift.

Demi

Dihet tashmë që të lindurit e shenjës së Demit kanë një temperament hakmarrës. Është pikërisht kjo anë e karakterit të tyre që i bën më të papërmbajtur në këtë periudhë. Mendojini mirë gjërat dhe tregohuni të matur përpara se t’i ktheni përgjigje dikujt, në mënyrë që të shmangni grindjet dhe diskutimet e panevojshme. Nëse do të dini ta menaxhoni mirë situatën, do ta kaloni këtë javë të qetë.

Binjakët

Yjet thonë se të lindurit në shenjën e Binjakëve mund të gjenden përballë situatave të paqarta, por që në asnjë mënyrë nuk do t’i pengojnë të kalojnë ditë të qeta. Disa teka kalimtare mund të kuptohen lehtësisht dhe të anashkalohen, veçanërisht gjatë kësaj fundjave që do të sjellë shumë lajme interesante.

Gaforrja

Kjo periudhë mund të jetë e bukur dhe emocionuese për të lindurit e shenjës së Gaforres. E vetmja masë paraprake që duhet të merrni në ditët në vijim është që të mos bini në përsëritje. Të përpiqeni që të mos jepni gjithmonë të njëjtat argumente mund të jetë paksa e ndërlikuar, por është shumë e nevojshme për të kaluar një javë të qetë në vazhdim.

Luani

Ju të lindurit e shenjës së Luanit do të ndiheni gjatë kësaj periudhe më energjikë, duke ju dhënë kështu mundësinë që të bëni përmirësime në fusha të ndryshme të jetës. Yjet ju këshillojnë vetëm që të mos merrni vendime të nxituara. Marrja e një mendimi apo një këshille nga njerëzit tuaj të dashur mund t’ju vijë shumë në ndihmë.

Virgjëresha

Jo të gjitha ëndrrat mund të realizohen brenda një kohe të shkurtër dhe disa situata mund të sjellin nota hidhërimi në jetën tuaj. Gjëja kryesore është të mos e humbni kurrë besimin në aftësitë tuaja. Të dashurit do të vazhdojnë të japin ndihmën e tyre, por nëse nuk bëni edhe vetë përpjekje, do të mbeteni në vend numëro.

Peshorja

Me raste edhe të lindurit e shenjës së Peshores e nxjerrin në pah temperamentin e tyre sanguin, veçanërisht kur është në rrezik realizimi i ëndrrës së tyre apo edhe kur bëhet fjalë për një trill të thjeshtë. Yjet ju këshillojnë të mos nxitoheni dhe të mos i harxhoni energjitë për të përmbushur dëshirat e kota, por të fokusoheni në gjërat më fitimprurëse për të ardhmen. Shikoni larg dhe tregohuni ambiciozë.

Akrepi

Gjithmonë bujarë ndaj të tjerëve, të lindurit e Akrepit mund të jenë në shënjestër të atyre që kërkojnë pa dhënë kurrë asgjë në këmbim. Gjatë kësaj periudhe do të jetë e nevojshme të lini mënjanë njerëzit që ju rrethojnë për t’u fokusuar te vetja. Plotësimi qoftë edhe i një dëshire të thjeshtë do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

Shigjetari

Nuk pritet që kjo të jetë një javë emocionuese për Shigjetarin. Kjo ndodh jo për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të yjeve, por sepse të lindurit e kësaj shenje vazhdojnë të mendojnë për të kaluarën e tyre pa u shkëputur kurrë nga ajo. Kërkoni ndihmën e të tjerëve, kënaquni me gjërat që keni arritur deri tani dhe shikoni drejt së ardhmes me ambicie dhe kjo me siguri që do t’ju ndihmojë të mëkëmbeni.

Bricjapi

Jeni në kërkimin e stimujve të rinj për të shmangur rënien në monotoni. Asnjë re e zezë nuk duket në horizont dhe për këtë arsye mund të shpresojmë se do ta kaloni këtë javë të shtatorit në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është koha e përshtatshme për të vënë punën përpara, madje edhe të merrni periudha të shkurtra pushimi.

Ujori

Të përfitosh nga dobësitë e të tjerëve sigurisht që nuk është diçka për t’u krenuar, por në disa raste duket se është e nevojshme të nxjerrësh dhëmbët dhe kthetrat për të treguar sa vleni. Të tregoni vlerta tuaja në një kohë kur të tjerët duken hezitues dhe jo të gatshëm për t’u angazhuar, do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja më shpejt. Aftësitë e Ujorit nuk do të kalojnë pa u vënë re.

Peshqit

Nuk mund të themi asgjë negative për shenjën e Peshqve. Kjo periudhë do të jetë mjaft e mbarë dhe duket se më në fund do të keni mundësinë të angazhoheni më shumë në punë dhe në familje dhe të shijoni frytet e sakrificave tuaja. Gjatë ditëve në vijim pritet që të merrni shpërblime të ndryshme, duke jua kthyer kështu buzëqeshjen që dukej sikur e kishit humbur.


Shtuar 5.09.2022 13:48