Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
"Emri", Ivanov: Jo zgjidhje që cënon identitetin
Pëlqej
Presidenti Ivanov
Presidenti Gjorge Ivanov mendon se propozimi grek rreth emrit për përdorim të përgjithshëm "erga omnes" nuk është bazë reale për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Zgjidhje "Erga omnes", ajo që është propozuar nga ana e Greqisë, nuk është reale si bazë për zgjidhje. Fillimisht, kjo absolutisht gërshetohet me të gjitha parimet ndërkombëtare për rregullimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe së dyti nuk është e pranueshme në rast kur dy të tretat (129) nga vendet-anëtare të KB-së e kanë njohur Republikën e Maqedonisë nën emrin kushtetues. Mes tyre janë edhe tre anëtare të përhershme të Këshillit të sigurimit të KB-së si dhe vende të tjera me ndikim, siç janë Kanadaja, Turqia, Brazili dhe të tjera", tha Ivanov në një intervistë për mediat greke.

Sipas tij, e drejta e zgjidhjes së emrit nuk është e drejtë, e cila është fundamentalisht e mbrojtur nga korpusi bashkëkohor i të drejtave të njeriut.
"Pyetem si mundet dikush madje edhe të mendojë të zgjedh ose të propozojë emër për njerëz të tjerë ose ndërrim të kushtetutës të ndonjë vendi tjetër për çështje të ndërlidhura me identitetin, të cilat janë fundamentalisht të mbrojtura nga ana korpusit bashkëkohor të të drejtave të njeriut. Për këtë, kërkojmë zgjidhje korrekte, në të cilën nuk do të ketë as fitues as humbës, zgjidhje që do ta mbrojë dinjitetin e dy vendeve dhe të popujve të tyre", konsideron Ivanovi.

Greqia, theksoi shefi i shtetit, nuk ka bërë lëshime në kontestin me emrin, por ka pranuar idenë për emër të ndërlikuar me nocionin Maqedoni si alternativë të vetme.
Shtuar më 09/11/2010, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori