Marrëveshja për një emër eventual për përdorim ndërkombëtar me siguri do të thotë që ai të përdoret edh në
pasaportat dhe dokumentet e tjera të ngjashme.
Këtë e deklaroi ndërmjetësuesi në kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju
Nimic, në një intervistë për emisionin 360 Gradë.
!Mendoj se
pasaportat janë dokumente ndërkombëtare, ende nuk u jemi përkushtuar të gjitha çështjeve, por do të thosha se
pasaportat janë dokumente ndërkombëtare.
Nëse ka
marrëveshje për modifikimin e emrit do të jetë e zbatueshëm për dokumentet si
pasaportat" – deklaroi ndërmjetësi Metju
Nimic.
Por, kjo është ndoshta e vetmja përgjigje konkrete e Nimicit, i cili ishte shumë i përmbajtur pas pothuajse të gjitha detajeve rreth negociatave, duke përfshirë edhe pyetjen
nëse palës greke më shumë i përshtatet zgjidhja me ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë.
"E hapën këtë çështje, edhe publikisht e dëgjova prej tyre.
Nëse kjo është ligjërisht e domosdoshme për zbatimin e detyrimeve që mund të merren përsipër… Pasi ende nuk ka një
marrëveshje, nuk e dimë se çfarë ka në
marrëveshje. Por ky është pozicioni" – sqaroi ai.
Nimic ka përshtypjen se ekziston ende shqetësim te të dyja palët,
nëse tjetra do t’i përmbushë detyrimet e një
marrëveshje eventuale. Prandaj kërkoi që të kapërcehet historia e mosbesimit ndërmjet vendeve. Gjatë vizitës në Shkup,
Nimic tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga pala greke që do të thotë mohim i identitetit.
Ndaj deklaratave të tij ka reaguar ministri i Jashtëm grek Nikos Kocijas. Ai në ueb faqen e Ministrisë së Jashtme greke shkruan se
Nimic nuk ka autoritet për të folur cila është politika e Athinës, aq më pak për ta përshkruar atë në mënyrë jokorrekte.
Shtuar më 03/02/2018,
ora 16:57