Kishat
ortodokse në Greqi dhe
Maqedoni janë vënë përballë njëra-tjetrës sa i takon kontestit të emrit.
Disa ditë më parë, klerikë të lartë të kishës greke kërkuan që emri
Maqedoni të mos përfshihej fare në emrin e ri zyrtar të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë,
ndërsa tani “kusurin” e kthen
kisha ortodokse në
Shkup.
“Vetëm Zoti mund ta shpëtojë Maqedoninë, pasi pa Zotin, atdheu, kombi ynë dhe
kisha nuk do të ekzistojnë në kohën kur jemi të nënçmuar deri në skajshmëri. Këtu mund të na ndihmojnë edhe grekët pasi nëse ata nuk heqin dorë nga vijat e kuqe, procesi i bisedimeve do të dështojë. Nuk do të ndryshojmë as emrin e shtetit, e nuk do të humbim, as identitetin e as gjuhën”, ka deklaruar në tubimin e fundit në
Shkup peshkopi Petar.
Ai ka bërë thirrje për unitet,
ndërsa ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet të kryeministrit Zoran Zaev për heqje dorë nga interesat shtetërore dhe kombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2018,
ora 17:32