Emri i Maqedonisë në Samitin e Berlinit
Pëlqej
Çështja e emrit të Maqedonisë mund të jetë temë diskutimi në samitin e Berlinit për vendet e Ballkanit.

Edhe pse Greqia nuk do të përfaqësohet në Konferencën e iniciuar nga kancelarja Merkel më 28 gusht, autoritetet në vend nuk përjashtojnë mundësinë e ngritjes së çështjes së emrit, duke pasur parasysh interesin e Merkelit për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi.

Në këtë konferencë, shteti i Maqedonisë do të përfaqësohet nga kryeministri Gruevski, ministri i Jashtëm Nikola Popovski dhe zv/kryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski.

“Komponenti politik përbëhet nga fakti se do të dërgohet një sinjal i qartë nga Gjermania se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian pavarësisht se zgjerimi nuk do ndodhë në periudhën e ardhshme. Nga ana tjetër, këto vende duhet të punojnë në problematikën ekonomike, me qëllim që të përfundojnë procesin ekonomik reformues, të punojnë në projektet energjetike dhe infrastrukturore”, tha për Rel Gabriell Atanasov, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Sipas Atanasov, në këtë samit Gjermania mund ti japë kurajo Maqedonisë të ecë në rrrugën evropiane si dhe të zgjidhë kontestin e emrit me Greqinë, njëjtë sikundër po bën me Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori