U thumbua nga Fero, Tayna i kundërpërgjigjet: Më kritiko kur të jesh në nivelin tim, tani vetëm më admiro

Pas kunjës nga Fero nuk mund të mungonte kundërpërgjigjia e Taynës pasi Fero e ofendoi publikisht gjatë një video live në Tik-Tok.

Në një video live në TikTok bashkë me Kozakun Fero hodhi një kunjë të hapur ndaj Taynës.

Gjatë bashkëbisedimit me Kozakun, ky i fundit i ka thënë Feros se Tayna është dobësuar, teksa Fero ka thënë se Tayna çdo ditë shton nga një operacion të ri.

“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri”, tha reperi duke qeshur.

Tayna është përgjigjur me klas duke postuar në Instastory një thënie në gjuhën angleze: “Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë, mundesh thjesht të më admirosh”.

Tayna ka dashur të mos reagojë keq ndaj thumbit të Feros, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘fans’ të sajin.

 


Shtuar 24.08.2022 16:03