Emri i Maqedonisë diskutohet sot në New York
Çështja e emrit të Maqedonisë do të diskutohet sot në New York.

Ndërmjetësuesi në bisedat për kontestin për emrin, ambasadori Methju Nimic ka njoftuar se sot do të ketë një raud të ri bisedimesh për emrin.

Sipas kumtesës së Kombeve të Bashkuara, dy ndërmjetësuesit në bisedat, ambasadori Zoran Jolevski dhe diplomati grek Adamantios Vasilakis, e kanë pranur ftesën për diskutim.

Mësohet se Nimiç do ti takojë fillimisht diplomatët ndaras, ndërsa më tej në zyrat e Kombeve të Bashkuara do të ketë dhe një takim të përbashkët me dy ndërmjetësuesit. /albeu.com/

Shtuar më 06/05/2014, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori