60-vjeçari gjendet i pajetë në kanal

Një person është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Rraboshte të Lezhës.

Raportohet se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë parë trupin e viktimës në kanal dhe kanë njoftuar policinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është L. Gj.., rreth 60 vjec.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së viktimës.


Shtuar 20.03.2020 18:30