Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali
Ahmeti, ka takuar
ambasadorin e ri të Suedisë në Maqedoni, Mat
Staffansson.
Ahmeti ka uruar ambasadorit
Staffansson, për detyrën e re, duke e siguruar për vazhdimësinë e bashkëpunimit të afërt e të ndërsjellë.
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth çështjes së emrit, Marrëveshjes së
Ohrit si dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian për zgjerim si dhe dinamikës së integrimit të vendit në BE dhe në NATO.
Ambasadori ka nënvizuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Maqedonisë.
Në anën tjetër,
Ahmeti ka theksuar nevojën që institucionet e BE-së të kyçen në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit bashkë me vendet anëtare, në bashkëpunim me SHBA dhe NATO, sepse siç është shprehur, “Maqedonia është investim i përbashkët i Shkupit, Brukselit dhe Uashingtonit”.
Lidhur me Marrëveshjen e
Ohrit,
Ahmeti ka informuar
ambasadorin suedez për dallimet ndërmjet partive shqiptare dhe atyre maqedonase, në interpretimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2013,
ora 17:04