EMRAT/ Vëllezër, kush janë dy viktimat e tragjedisë në Çair
Në tragjedinë që ndodhi sot në Çair jetën kanë humbur dy vëllezërit të cilët ishin nga Koliçani i Epërm.

Ata humbën jetën pasi gjatë punimeve për një firmë ndërtimi, një sasi dheu i zuri poshtë duke mos i lënë asnjë mundësi shokëve të ndërhynin.

Mësohet se viktimat janë Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa, respektivisht 26 dhe 28 vjeç.

Në këtë ngjarje mbeti i lënduar edhe një person, i moshës 54 vjeçare.

Shtuar më 01/06/2019, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori