Emrat shqip të shkollave mbahen peng nga Abdilaqim Ademi?
Pëlqej
Zyrtarizmi i emrave të katër shkollave në Çair, proces i filluar para dy vitesh, vazhdon të mbetet peng i ministrit të Arsimit. Edhe pse tashmë 3 muaj këtë ministri e drejton kuadër i BDI-së, Sekretari i Përgjithshëm Abdilaqim Ademi, ky i fundit ende nuk ka firmosur vendimin për emrat e rinj të shkollave në Çair. Ademi tha sot se kjo çështje po shqyrtohet dhe se i njëjti do të nënshkruhet në momentin kur do të ketë pëlqim nga të gjithë faktorët.

"Sigurisht që unë jam duke e shqyrtuar këtë mundësi dhe në momentin e parë kur do të kem harmonizim dhe përkrahje të gjithë faktorëve në këtë rast por edhe në momentin kur do të konsideroj se vendimi ministrisë së arsimit dhe shkencës nuk do të shkaktoj reagim negativ dhe nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet jo vetëm ato ndëretnike por edhe në marrëdhëniet në përgjithësi në shoqëri, unë të njëjtin edhe do ta nënshkruaj", u shpreh Abdilaqim Ademi për "Alsat-M".

Nga komuna e Çairit janë shprehur disa herë se ndryshimi i emrave të shkollave është bërë në mënyrë të ligjshme duke marr pëlqimin edhe të prindërve, nxënësve, këshilltarëve dhe vet kreut të komunës Izet Mexhiti dhe se tani e ka radhën ministri i arsimit që të përmbyll këtë problem.

Dy vjet më parë Komuna e Çairit kishte miratuar vendimin për emërtimet e reja të katër shkollave shqipe: "Ismail Qemali", "Hasan Prishtina", "Jashar Bej Shkupi" dhe "Imri Elezi". /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori