E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Emrat që dyshohen për sulmin ndaj Selës
Klani që ishte përkujdesur për eliminimin e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela natën e 27 prillit, duhet të zbardhin të vërtetën e skenarit dhe porositësit.

Në bankën e të akuzuarve janë 10 persona, të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend. Nesër pritet të zhvillohet seanca gjyqësore.

Kire dhe Cane Gjorgjievski janë babë e birë, të dyshuar për tentim vrasje.

Por përveç tyre është edhe grupi tjetër:

Oliver Oshavkovski

Sashe Cenkov

Nikollçe Dimitrievski

Aleksandar Janevski-Toshta

Andrej Micov

Nikolla Vojminovski

Kosta Dellov

Stojan Pavllevski-Kobra

Por nga ana tjetër, kreu i ASH-së, Ziadin Sela thotë se pas këtij plani ka organizator që duhet të zbardhen dhe të dal e vërteta.

Ziadin Sela është paraqitur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit për sulmet ndaj tij me 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Ai sqaroi se si ka ndodhur e gjitha. Sipas tij, fillimisht turma, kur ka hyrë në pres- qendër, ka filluar të gjuajnë me gjësende drejt grupit të deputetëve.

Sela është goditur nga një shtizë flamuri dhe nga një monitor kompjuteri. Ai tha se në momentin kur ka ngelur i vetëm, turma kanë filluar ta godasin në kokë dhe trup dhe në ato momemte ka humbur vetëdijen dhe nuk mban mend asgjë tjetër deri në zgjimin e tij në sallën 334. Ai njoftoi se nga Kuvendi e kanë nxjerrë të maskuar si polic të lënduar.

Ai tha se duhet të investigohet se si për gjithçka tjetër ka pasur videoinçizime, përveç për sulmin ndaj tij. Gjithashtu njoftoi se një gazetare ka xhiruar atë gjatë gjithë kohës dhe tha se ka gjasë që ajo të ketë pamje më të detajuara për atë se kush dhe si e kanë sulmuar.

Ai akuzoi se në momentin kur ka dashur të dalë nga salla dhe të ngjiten në zyrën e tij, gazetarja në fjalë ka dalë përpara , ia ka prerë rrugen dhe i ka thënë: “skeni ku të shkoni, tash e shihni se çfarë ju gjen”. Jozyrtarisht kuptuam se bëhet fjalë për gazetaren Aleksandra Dukovska, ka thënë Sela.


Shtuar më 27/04/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori