Emrat e publikuar në Albeu, vendime të mbledhjes së djeshme
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Portali Albeu.com ishte i pari që mbrëmë në orën 22:44 publikoi jozyrtarisht emrat e kandidatëve të BDI-së për kryetar komunash, lajm i cili më pas u publikua gati në të gjitha mediat, fatkeqësisht pa treguar burimin e lajmit, që në këtë rast ishte Albeu.

Këto emra, Albeu.com i siguroi nga burime brenda BDI-së, ose më saktë, nga pjesëmarrës në mbledhjen e djeshme të Kryesisë Qëndrore të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Portali Albeu.com asnjëherë nuk ka publikuar lajme pa i konfirmuar ato nga disa burime.

Informacionet e publikuara mbrëmë, para se të publikohesin janë konfirmuar edhe nga disa burime të tjetra të sigurta, kështuqë të gjithë emrat e publikuar mbrëmë në Albeu.com janë të saktë dhe janë vendime të mbledhjes së djeshme.

Padyshim, derisa nuk janë zyrtare ka hapësirë për ndryshime. Ndoshta, presionet ndaj kryesisë të disa kandidatëve për kandidatë mund të bëjnë që të ketë ndryshime në emra, sidomos në Tetovë dhe Strugë, dhe kjo është krejt normale.

Sidoqoftë, paanshmëria, saktësia dhe besueshmëria në informacionet që përcjell e kanë bërë Portalin Albeu me qendër në Tiranë, faqen më të vizituar të shqiptarëve të Maqedonisë, duke i lënë pas edhe mediat vendore në Maqedoni.

Për të konfirmuar edhe njëherë se qëndrojmë pas lajmit të publikuar dje, publikojmë edhe njëherë emrat e aprovuar mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së:

Tetovë - Teuta Arifi
Gostivar - Nevzat Bejta
Dibër - Ruzhdi Lata
Strugë - Arben Llabenishta
Çair - Izet Mexhiti
Kërçovë - Fatmir Dehari
Likovë - Sadulla Duraku
Saraj - Bekim Murati
Bogovinë - Hazbi Idrizi
Zhelinë - Fatmir Izairi
Bervenicë - Enver Pajaziti
Vrapçisht - Bajram Kadrija
Dollnen - Abdulla Bajramovski
Shtuar më 05/01/2013, ora 19:00
Menduh Jashari
e Hënë 7 Janar 2013, Ora 00:46
Ju gjitmon jipni lajme te pa komfirmuara, i lexoni ne FB e pastaj i publikoni, sic keni vepruar edhe me shkrimin per DR qe e keni marr ne mediume tjera e vec ja keni ndrruar titullin dhe e keni publikuar nje lajm te pa konfirmuar, DR javen tjeter e mer vendimin per regjistrim, ku do te mbetet vertetsija juaj. Mos na shitni kopalla se gazuat duke punuar nenndikimin e idndivideve te caktuar.
Editori
e Hënë 7 Janar 2013, Ora 01:04
I nderuar Menduh,

Albeu nuk eshte burimi i lajmit per DR-ne. Burimi i lajmit per DR-ne eshte i shkruar qarte dhe sakte ne lajm.

Ceshtja qe trajtohet ketu eshte dicka tjeter, Ne asnjehere nuk kemi shkruar nje lajm, si burim i pare informacioni pa e konfirmuar ne disa burime, Kjo eshte verteta.

Te faleminderojme per komentin
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit