Emigrantë afganë dhe pakistanezë kapen në Maqedoni
Në një kontroll të rregullt në bulevardin “Gjevgjelia” në Gjevgjeli, nëpunësit policorë mbrëmë në orën 01:00 pas mesnate kanë zbuluar 10 persona emigrantë në automjetin “BMW” me targa të Tetovës.

Tetë nga emigrantët">emigrantët, njoftoi sot MPB-ja, ishin nga Pakistani dhe dy nga Afganistani.

Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, por pas një kohe të shkurtër është kapur dhe është arrestuar.

Bëhet fjalë për personin V..F. (35) nga fshati Studeniçan i Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse.

Emigrantët">Emigrantët janë mbajtur në Stacionin policor në Pikën kufitare “Bogorodica”, në vendkalimin hekurudhor, për procedurë të mëtejme.


Shtuar më 11/09/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori