Martinaj “i ngjitur” në taksi, dalin pamjet (FOTO LAJM)

Taksisti Uljan Kolgjegja së fundmi ka surprizuar me veprimin për Brilant dhe Ervis Martinajn.

Kolgjegja ka vendosur në kofonon e makinës dy foto ku në një prej tyre shfaqet ai me Brilant Martinajn, ndërsa në një tjetër është vetëm Brilanti me pistoletë në dorë.

Siç shihet në foton e publikuar nga JOQ, në pjesën e sipërme është tabela me mbishkrimin “Taksi Brilanti” dhe incialet B.M. V.M. duke iu referuar dy kushërinjve Martinaj. Po ashtu edhe tek pjesët e pasqyrave të makinës ai ka vendosur inicialet e Vis dhe Brilant Martinaj.

Kujtojmë se ai jo pak herë e ka shprehur hapur adhurimin që ka ndaj dy kushërinjve Martinaj, Brilantit dhe Ervisit, ku i pari u ekzekutuan në masakrën me tre të vrarë të Fushë Krujës disa muaj më parë, ndërsa Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur prej më shumë se një muaji dhe ende nuk dihet asgjë mbi fatin e tij nëse është gjallë apo i vdekur.

Pak kohë më parë, taksisti Uljan Kolgjegja “gdhendi” në trup një tatuazh me emrin dhe inicialet e Ervis Martinajt, teksa në një intervistë deklaroi se e ka përjetuar shumë keq vrasjen e Brilantin dhe se do donte të ishte ai në vend të tij.