Emërohen 22 drejtorë, përçmohen shqiptarët
Janë emëruar drejtorët e 22 institucioneve kombëtare të Republikës së Maqedonisë, informojnë nga Ministria e Kulturës.
Drejtori i IP Ansamblit të valleve dhe këngëve popullore "Tanec" është emëruar Martin Vuçiq, drejtoreshë e IK Teatri i dramës - Shkup është emërua Viktoria Rangellova Petrovska, i IK Filarmonia e Maqedonisë - Shkup drejtor u emërua Viktor Ilievski dhe e IK Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë - Shkup, Nafije Selmani.

Drejtoreshë e IKQK "Agimet e bardha" - Koçan u emërua Aleksandra Dimitrova, i IK Qendra e kulturës - Dibër u emërua Artin Spahiu i IK Biblioteka "Koço Racin" - Tetovë - Njomza Imeri Ismaili.

Simona Ugrinovska është emëruar drejtoreshë e IP Teatri kombëtar i Maqedonisë - Shkup, Mitko Shterjov u emërua drejtor i Institutit për Mbrojtjen e monumenteve të Kulturës dhe Muzeut - Shtip, Aco Maninski për drejtor të IP Institutit për Mbrojtje e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut - Strumicë, ndërsa Tase Perovski drejtor i IK për menaxhim me lokalitetin arkeologjik "Stobi", - Gradsko. Natasha Popoviq është emëruar drejtoreshë e IK "Vera e Ohrit" dhe Todorçe Tasevski i IK Manifestimi "Mbrëmjet strugane të poezisë ".

Drejtor i IK Biblioteka Universitare "Shën Klimenti i Ohrit "- Manastir është emëruar Bojan Stefanovski, i IK Qendra konservatore - Shkup - Kole Çapkanovski, i IK Qendra konservatore - Gostivar - Ylber Zulfiqari, i IK Muzeu Kratovë - Bogdan Tanevski, i IK Qendra e kulturës Kriva Pallankë Mira Georgievski, i IKQK "Nikolla Jonkov Vapcarov " - Dellçevë - Metodi Tolevski.


Shtuar më 03/09/2018, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori