Nipi i shqiptarëve flet shqip!
Llazar Elenovski, Kryetar i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë në një intervistë për gazetën "Zhurnal Plus", gjatë gjithë kohës ka folur në shqip, (është nip shqiptari) për të treguar se ndjehet mirë për vlerësimin që i bëhen aftësive dhe punës së tij gjatë gjithë proceseve euroatlantike.

"Që 20 vite, prej pavarësimit të Maqedonisë, jam në skenën politike dhe në politikën ndërkombëtare dhe ato vlera të cilat i shoh unë dhe që i vlerësoj në aspektin e barazisë dhe demokracisë, këtë propozim nga njëra anë e shoh si propozim pionier dhe atë jo vetëm sa për t’u bërë propozimi dhe pastaj të ndalohet puna por më shumë e shoh si një proces i cili duhet të vijë në Maqedoni, sepse Maqedonia duhet të jetë një shtet multietnik dhe një shtet demokratik dhe këto janë procese të lidhura", u shpreh Elenovski.

"Unë kam punuar për këto vlera dhe prandaj e shoh si shumë pozitiv propozimin e BDI-së nga ana e tyre", tha Elenovski.

I pyetur nëse është në kontakt të vazhdueshëm me BDI-në dhe partitë tjera shqiptare Elenovski me konstatim se zakonisht kontakton me të gjithë faktorët politik, por edhe bashkëpunon me to.

"Kam qenë dhe jam në kontakte me të gjitha partitë. Edhe këtu si kryetar i Këshillit euroatlantik kam bërë një politikë dhe një parim që brenda Këshillit të ketë prej gjitha partive maqedonase dhe shqiptare nga një njeri në kryesinë e Këshillit, ndërsa nga ana tjetër si person publik kam pasur kontakt me të gjitha partitë dhe e shoh si detyrë time, si njeri i cili punoj në këto procese kyçe për një shtet, por edhe për rajonin", deklaroi Llazar Elenovski. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori