E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
El Masri kërkon 300 mijë euro nga Maqedonia
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka nisur procesin gjyqësor kundër Qeverisë së Maqedonisë, e cila akuzohet për abuzime të të drejtavenjeriut të një shtetasi gjerman, raporton Zhurnal.


Khaled el-Masri, 48 vjeç, me origjinë libaneze, është arrestuar në Maqedoni në dhjetor të vitit 2003, nën dyshimet për lidhje me sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA. Ai është mbajtur më shumë se tre javë në Shkup, para se u është dorëzuar zyrtarëve të CIA-s.

Këta të fundit thuhet ta kenë dërguar në Afganistan, ku dyshohet se është torturuar për pesë muajt e ardhshëm.

CIA më vonë ka kuptuar se ka bërë gabim, duke pohuar se ka qenë në kërkim të një personi tjetër me të njëjtin emër.

El Masri më pas është dërguar nga Afganistani në Shqipëri dhe është lënë në një zonë malore, pas asnjë mjet për t’u kthyer në shtëpi.

Dhoma e Gjykatës Evropiane të të DrejtaveNjeriut në Strasburg ka nisur gjykimin e çështjes së ngritur nga avokatët e El Masrit, të cilët pretendojnë për shkelje të të drejtave të Konventës Evropiane me anë të torturës.

Qeveria e Maqedonisë thotë se pas arrestimit të El Masrit, atij i është lejuar të shkojë në Kosovë. Por, ky pohim thuhet të jetë kontradiktor me deklaratën e ish-ministrit të Qeverisë maqedonase. Për më tepër, akuzat që bën El Masri janë konfirmuar nga Qeveria e Gjermanisë dhe privatisht nga ajo e Shteteve të Bashkuara.


Sipas "Zhurnal", El Masri kërkon dëmshpërblim prej 300 mijë euro për maltretimin që ia kanë bërë policët e Maqedonisë.
Nga ana tjetër juristë nga Maqedonia sigurojnë se El Masri do ta humbë gjyqin pasi akuza e tij është e vjetër. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori