Ekstradohet serbi që dogji xhaminë e Beogradit
Në Shkup të martën pasdite u arrestua Milosh Radosavlevic, i njohur si Kimi, serbidogji xhaminë qendrore të Beogradit.

Kimi është udhëheqës i grupit të tifozëve "Grobari" të klubit të futbollit Partizan i Beogradit. Ai së fundi po strehohej në Maqedoni, pasi që kërkohej për kryerjen e disa veprave penale, dhe se ndaj tij ishte shpallur fletarrestim ndërkombëtar,raporton Ina.

Kimi ishte autori kryesor për djegien e Bajrakli xhamisë në Beograd në vitin 2004.

Pas arrestimit ai dje i është dorëzuar autoriteteve serbe në vendkalimin kufitar Tabanoc.
Shtuar më 22/02/2012, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori