EKSKLUZIVE / Shaban Zendeli kandidat i Lëvizjes BESA në Likovë
Lajmi i para dy javëve i publikuar nga Portali Albeu.com sot është konfirmuar sot nga burime brenda Lëvizjes BESA.

Kështu, Shaban Zendeli edhe zyrtarisht është kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Likovës.

Edhe pse akoma nuk ka konfirmim zyrtar nga Lëviza Besa, burime të Albeu.com kanë konfirmuar dy javë më parë se kandidati i Besës për Likovën do të jetë Shaban Zendeli, ish-drejtor i Doganave të Maqedonisë.

Albeu.com poashtu mësoi se propozimi i nëndegës së Hotlës ka qenë Ibraim Alili i cili ka përkrahje në këtë zonë megjithatë kryesia ka vendosur për Shaban Zendelin, i cili shihet si figura e vetme që mund të sfidojë BDI-në në këtë komunë.

Mes kandidatëve të mundshëm janë përfolur janë edhe Ibraim Alili, Murtezan Idrizi dhe Berat Hajdari, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur të sfidojë Shaban Zendelin. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori