EKSKLUZIVE / Koalicioni LSDM-BDI-Aleanca afër formimit?!
LSDM dhe BDI janë shumë afër marrëveshjes për koalicion qeveritar ndërsa në këtë koalicion do të përfshihet edhe Aleanca për Shqiptarët me tre deputetët e saj, mëson Portali Albeu.com nga burime të sigurta.

Sipas burimeve të Albeu.com, bisedimet po vazhdojnë ndërsa mosmarrëveshjet kryesore ka të bëjë me insistimin e BDI për zyrtarizimit e gjuhës shqipe, për të cilën LSDM po këmbëngul që të mos bëhet në nivel republikan por lokal.

Një pikë tjetër ku ekzistojnë mosmarrëveshje është edhe mënyra e bërjes së koalicionit.

LSDM insiston që të merren vesh mbi parimet dhe pasi të formohet qeveria të flitet për detajet dhe të bëhen ndryshimet ligjore, ndërkohë që BDI këmbëngul që të gjitha ndryshimetbëhen që në fillim, në momentin e krijimit të koalicionit për të mos lënë derë të hapur për mosrealizim të premtimeve, shkruan Albeu.com.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të përfundojë edhe ky skenar i mundshëm. /albeu.com/




Shtuar më 06/02/2017, ora 23:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori