Bënte ligjin në qytetin studenti! Jeta e errët e Kasandër Nogës, atentatorit të Hasanbelliut në Bruksel

Kanë dalë të tjera detaje nga jeta e errët e Kasandër Nogës, autorit të atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Bruksel.

44-vjeçari u arrestua në Vjenë, ndonëse tentoi të arratisej nga vendi i ngjarjes.

Por kush është Kasandër Noga që nga brezi i tij njihej si personi që bënte ligjin në Qytet Studenti?!

Sipas burimeve bëhet me dije se Noga ka qenë student i Akademisë së Policisë, por është përjashtuar para se të diplomohej.

Gjithashtu bëhet me dije se Noga akuzohet për 5 vrasje (për një vrasje fitoi pafajësi) dhe disa plagosje, është përjashtuar nga Akademia në vitin e dytë të studimeve pasi pas një sherri në ambientet e shkollës plagosi me thikë një student nga Lushnja, me të cilën rezultoi se kishte dhe lidhje gjaku.

Por pavarësisht këtij krimi, 44-vjeçari pas dy vitesh bëri krimin në spitalin e Sanatoriumit, ku vrau bashkë me Julian Çelën, Aqif Hasanbelliun (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit).

Thuhet se shumë prej krimeve që rëndojnë ndaj Nogës janë kryer gjatë kohës që ai ishte student i Akademisë ku përshkruhej nga të gjithë si njeri problematik, gjakftohtë, por shumë inteligjent. Po ashtu Noga akuzohet se në vitin 1999 ka bërë dy vrasje, të cilat u zbuluan në vitin 2003.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në spitalin e Sanatoriumit, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi pak muaj më parë doli nga burgu i Peqinit./BW