Rama e pranon live: Vuaj nga ky problem shëndetësor!

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është I ftuar në “Opinion” ku po flet në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, para një paneli gazetaresh.

Ndërkohë në studio po debatohej me mënyrën se si kryeministri Rama zgjedh të udhëtojë brënda e jashtë vendit.

Gjatë debatit ai për herë të parë deklaroi publikisht se vuan nga një problem shëndetësor, një problem me shtyllën kurrizore.

“E di ti zonjë gazetare që kryeministri i vendit tënd dhe ai i Kosovës janë të vetmit që udhëtojnë me aviona komercialë.

Përveçse kur shkoj në Amerikë se kam një problem me shtyllën kurrizore, pasi pas aq orësh udhëtim mund të dal si pikëpyetje.”, u shpreh Rama.

Ndoshta kjo shpjegon sërish veshjen e shpeshtë të atleteve sportive nga kryeministri Rama, edhe në evenimente zyrtare. /albeu.com/


Shtuar 13.02.2020 20:38