Edi Rama kërkon zbatim të Marrëveshjes së Ohrit
Pëlqej
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ritheksuar se vetëm zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mund ti japë stabilitet Maqedonisë.

"Duke kërkuar që të përfshihet edhe çështja e pazgjidhur, sipas nesh, e Marrëveshjes së Ohrit, Shqipëria nuk synon ta vështirësojë rrugën e integrimit të këtij vendi fqinj. Absolutisht jo. Ne besojmë se vendosja e standardeve demokratike në marrëdhëniet me shqiptarët e Maqedonisë, duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, do krijojë kushte për një të ardhme të qëndrueshme të Maqedonisë, si dhe një hap në konsolidimin e rajonit ndaj kanosjes së ekstremizmit islamik”, theksoi Rama në seancë parlamentare.

Shefi i kabinetit të qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë garantues të paqes dhe të sigurisë në rajon dhe se do të bashkëpunojnë me BE-në dhe me Amerikën për të ruajtur vlerat e lirisë dhe të sigurisë globale. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori