Edhe turqit i bashkohen LR-PDSH-së së Ziadin Selës
Mbrëmjen e së enjtes në fshatin Banjicë e Epërme të Gostivarit,

Lëvizja për Reforma PDSH ka realizuar takim me aktivistë dhe sipatizantë partiak në këtë fshat me qëllim që të krijojw edhe nëndegën e LR-PDSH-së në këtë fshat.

"Takimi është realizuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Banjicë e Epërme, fshat ky kryekëput i banuar me qytetarë të komunitetit turk. Me të pranishmit u dakorduam për një takim të rradhës me qëllim që të caktojmë koordinatorë të LR-PDSH-së për këtë lokalitet", thonë nga dega LR-PDSh-së Gostivar.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë, Zudi Xhelili anëtar i kryesisë së LR-PDSH-së, kryetari i degës Gostivar, Jeton Selimi dhe disa anëtarë të tjerë të degës.

"Ne formojmë këshill koordinues, ndërsa Banjica e poshtme dhe Banjica e epëerme edhe pse deklatohen turq gjithmonë kanë votuar edhe për parttë shqiptare", shprehen nga dega e LR-PDSH-së Gostivar. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2017, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori