Edhe sot Dimitrov tenton të raportojë para komisionit
Sot në Komisionin për Punë dhe Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë, ministri për Punë dhe Politikë të Jashtme, Nikolla Dimitrov do ta bëjë përpjekjen e tij të katërt që të raportojë për politikën e Jashtme të Maqedonisë.

Kjo përpjekje e katërt e ministrit Dimitrov vjen pas pengesave që iu bën nga kryetari i Komisionit, Antonio Miloshoski, i cili kërkoi deklasifikim të dokumenteve nga takimi i parë dhe e dytë i liderëve për çështjen e marrëveshjes me Greqinë.

Sipas Miloshoskit, dorëzimi i dokumenteve nga këto takime deri tek anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë të Jashtme të cilët posedojnë cettifikatë të sigurisë – do ta bënte më të besueshëm raportimin e Dimitrovit për punën e bërë në politikën e jashtme.
Shtuar më 01/08/2018, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori